Transmetuar më 13-09-2017, 15:57

Ish-Kryeministri Sali Berisha kritikon kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, lidhur me mënyrën e drejtimin e partisë.

“Këshilltarët e Lulzim Bashes janë mizerabël”, shprehet Berisha.

Ai komenton edhe listën e hartuar prej tij të kandidatëve për deputetë në 25 qershor.

“Ajo nuk ishte lista e PD, por lista Basha. Disa përjashtime janë të papranueshme. Unë s’do e bëja kurrë atë listë. Por në ka një njeri që e di se unë besoja se Lulzim Basha mund të fitonte edhe me atë liste, ai është Çim Peka”, është shprehur Berisha, në një intervistë për ‘syri.net’.

Sipas tij, raportimet e mediave për ato që ndodhën në grupin parlamentar ishin korrekt.

Intervista e plotë e liderit historik të demokratëve, pritet të transmetohet mbrëmjen e sotme. /a.y/noa.al