Transmetuar më 13-09-2017, 14:17

Është shumë normale që shumë njerëz të shpenzojnë shumë para dhe kohë për rregullimin e flokëve të tyre. Sidomos gratë, e bëjnë këtë shpesh. Kjo ndodh për shkak se flokët e gjata të shëndetshëm dhe me shkëlqim, i bën ata të duken më bukur.

Përveç kësaj, kujdesi që ju ofroni për flokë tregon edhe kujdesin për veten. Vetullat dhe qerpikët janë po ashtu dy ndër gjërat më të rëndësishme pas flokëve. Kjo është arsyeja se pse në këtë artikull do t’ju njohim me një përzierje e cila përmirëson pamjen e flokëve, qerpikëve dhe vetullave.

Përbëri kryesor është vaji i kastorit, i pasur me vajra yndyrorë omega 9. I kombinuar me vaj bajame ose kokosi, vjen si një recetë e cila ndihmon në eleminimin e kërpudhave dhe baktereve që ngadalësojnë rritjen e flokëve, qerpikëve apo vetullave.

Përbërësit:

5 lugë vaj kastori (e gjeni në dyqanet e bimëve mjekësore)

5 lugë gjelle vaj kokosi/bajame

Përgatitja

Meqë vaji i kastorit është pak i trashë, duhet ta holloni atë me pak vaj kokosi ose bajame. Miksojini mirë dhe aplikojeni përzierjen në kokë, vëtulla dhe qerpikë. Sigurohuni që ta përhapni nga rrënja në majë në mënyrë që të jetë efektive. Bëjeni këtë proces gjatë natës. Të nesërmen lajini flokët, vetullat, qerpikët si zakonisht.