Transmetuar më 13-09-2017, 14:05

Ish-shefi i Al-Qaedës, Osma Bin Laden, ishte vrarë nga forcat amerikane më 2 maj të vitit 2011 në një shtëpi sekrete në Abottabad të Pakistanmit, pas shumë vitesh arrati.

CIA ka bërë të ditur që të gjitha materialet e konfiskuara nga shtëpia ku rrinte Bin Ladeni do të publikohen javët në vazhdim, me ndonjë përjashtim të vogël.

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, ka thënë që në mesin e qindra dokumentave dhe materilae interesante, kryeterroristi islamik mbante në dhomë edhe një sasi të materialeve pornografike, video këto që nuk do të publikohen nga autoritetet amerikane.

"Ne duam qe t’i tregojmë publikut çfarë përmbajnë dokumentet që mbante Bin Ladeni. Në mesin e tyre ka edhe pronografi dhe materiale me të drejta të mbrojtura që nuk do të publikohen", tha shefi i CIA për Fox News.

Edhe pse CIA ka refuzuar të komentojë më tej, ata kanë thënë se materialet me pullë të kuqe të Bin Laden ishin të zakonshme dhe "moderne".

Ushtarët specialë amerikanë kishin zbarkuar me dy helikopterë në shtëpinë e Bin Laden, pranë një baze ushtarake në Pakistan.

Pasi e kishin vrarë atë dhe disa persona të tjerë, ata kishin marrë dokumente dhe materiale të shumta që tregonin për planet e organizatës për sulme të reja ndaj Amerikës.