Transmetuar më 13-09-2017, 14:00

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e përmbysjes së një automjeti në Tiranë.

Rreth orës 12:53  të mesditës së sotme në rrugën “Hoxha Tahsim” është përmbysur një automjet.

Nga hetimet paraprake pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes ka rezultuar se mjeti me drejtues shtetasin K.D., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin F.K.

Për pasojë mjeti me drejtues shtetasin F.K., është përmbysur.

Nga përmbysja e makinës, është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet i cili është jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Nga ana e policisë po punohet për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes së mjeteve. /a.y/noa.al 

Foto ilustruese