Transmetuar më 13-09-2017, 13:53

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë, jep të dhëna për të gjithë ata persona që duan bursë studimi në Gjermani.

“Interesoheni për një bursë në Gjermani? Baza e të dhënave mbi bursat e DAAD-së ofron një pasqyrë të gjithë programeve më të kërkuara të bursave si dhe ju informon mbi procedurat e aplikimit, afatet etj.,” njofton Ambasada e Gjermanisë në Tiranë.

Më tej thuhet se mjafton të klikoni në linkun e mëposhtëm, të përzgjidhni vendin e origjinës, kriteret e tjera të kërkuara dhe ky informacion do ju serviret menjëherë.

Në këtë link www.funding-guide.de, gjeni të dhënat në gjuhën angleze.

Të gjithë të interesuarit mund ta provojnë, mjafton një klikim. /a.y/noa.al