Transmetuar më 13-09-2017, 13:27

Këngëtarja Rezarta Shkurta këto ditë shtatori ndodhet me pushime në Turqi. Por ashtu siç bën shpesh, nuk ka kursyer për ndjekësit në rrjetet sociale, fotografi nga pushimet e saj.

Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet e veshur me një fustan të kuq ngjitur pas trupi dhe me atlete mbështetur pas një tavoline xhami.

Por në këtë postim, Rezi ka treguar një detaj që jo çdo femër do guxonte, peshën e saj.

“Barku! Efekti anësor i bakllavasë turke. Pa fotoshop. 50 kilogramë me mik, 70 kg pa mik”, shkruan këngëtarja.

Rezarta është e martuar me nipin e diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxhën, i cili u arrestua në muajin janar të vitit 2015 gjatë operacionit “Xibraka”, i akuzuar për kokainë. Ata kanë bashkë një vajzë të vogël me emrin Hera, ndërsa shkalla e parë e gjyqësorit e dënoi Ermalin me 10 vite burg.

Prej më se dy vitesh, Rezi është kthyer në nënë dhe baba për vajzën e saj, duke mos i lënë mangët asgjë. Këngëtarja prej disa vitesh është përfshirë edhe në një projekt ku realizon fotografi të nënave me fëmijët e vegjël të tyre, projekt i cili ka rezultuar i suksesshëm. /a.y/noa.al