Transmetuar më 13-09-2017, 13:22

Kur kanë kaluar dy muaj, arratia e një 64 vjeçari duket se ka marrë fund.

Policia e Matit ka vënë në pranga Xhaferr Xhafa-n, 64 vjeç i cili ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se arrestimi i tij u bë pasi më 27 korrik të këtij viti gjatë një konflikti për motive pronësie në fshatin Suç, ka goditur me mjete të forta në kokë shtetasin N.R.

Gjatë asaj kohe bashkëfshatari i tij ka përfunduar në spital si pasojë e dëmtimeve të marra ku pas ndihmës së mjekëve arriti të mbijetonte.

Lidhur me rastin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat,  për këtë shtetas ka caktuar masen e sigurise “Arrest në burg”. /b.l/noa.al/