Transmetuar më 13-09-2017, 12:45
Një aksident tragjik në punë i ka kushtuar jetën një punonjësi të Bashkisë së Korçës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në fshatin Qatrom.
55-vjeçari A. Ç., banues në fshatin Çiflig, punonjës i Bashkisë Korçë duke drejtuar një mjet tip ekskavator është aksidentuar për vdekje.
Mjeti ishte i ngarkuar në një rimorkiator, ku gjatë zbritjes prej tij, drejtuesi i ekskavatorit ka humbur kontrollin e mjetit.
Si pasojë e dëmtimeve të marra A.Ç., ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Lidhur me këtë ngjarje grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /a.y/noa.al
Foto ilustruese