Transmetuar më 13-09-2017, 12:33

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e propozuar prej tij shkojnë sot te Presidenti Ilir Meta.

Në orën 17:00 të ditës së sotme do të zhvillohet në Presidence ceremonia e betimit të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Betimi i tyre bëhet pak orë pas votimit mëngjesin e sotëm në Kuvend me 78 vota pro dhe 51 kundër.

Ndërkohë pas betimit para Kreut të Shtetit, kabineti “Rama 2” nis zyrtarisht detyrën.

Mësohet se pas betimit te Presidenti Meta, Kryeministri do të bëjë mbledhjen e parë të qeverisë me ministrat e rinj. /a.y/noa.al