Transmetuar më 13-09-2017, 12:30

Kur kanë kaluar disa ditë nga dasma e Xhensilës dhe Besit, të gjithë prisnin që çifti të nisej në muaj mjalti, por nuk ka ndodhur kështu.

Xhensila ende pa e marrë veten nga dasma, u nis menjëherë në koncert dhe jo brenda Shqipërisë, por në Zvicër.

Edhe me Besin kështu ka ndodhur. Ai po punon intesivisht për të publikuar këngën e tij më të re dhe ajo është pikërisht kënga që i dedikoi Xhensilës në ditën e dasmës “Skifterja e zemrës”.

Duket se kjo këngë është pëlqyer shumë nga publiku dhe për këtë arsye Besi ka vendosur që të mos i lërë fansat e tij të presin shumë gjatë.

Teksa Besi njoftoi se së shpejti do të sjellë klipin, Xhensila është treguar më e rezervuar dhe fansat e saj duhet të presin dhe pak më gjatë për të dëgjuar këngën e re të titulluar: Ti ke çelësin e zemrës sime. /b.l/noa.al/