Transmetuar më 13-09-2017, 11:43

Puna e tepërt në zyra të mbyllura dhe pa dritë natyrale rrit shanset për dëmtimin e shikimit. Personat që kalojnë orë të gjata në kompjuter duhet të jenë edhe më të kujdesshëm në këtë drejtim.

Ja disa këshilla praktike qe do t’u vijnë në ndihmë.

Hapni e mbyllni sytë 10 deri 15 herë shpejt. Pastaj, mbyllni sytë dhe relaksohuni për 20-25 sekonda. Këtë ushtrim e përsëritni pesë deri gjashtë herë në ditë.

Shikoni vetëm drejt

Pastaj, duke e mbajtur kokën drejt pa lëvizur, çoni kahun e shikimit në anën e majtë. Pasi të keni shikuar për pak kohë në anën e majtë, pa e lëvizur kokën, ndryshoni drejtimin e shikimit në anën e djathtë. Këtë ushtrim e përsëritni 10 deri 20 herë.

Shikim i afërm dhe i largët

Qëndroni afër dritares së hapur me pamje të qartë. Fokusoni pamjen në majën e hundës për 5 deri 20 sekonda. Këtë ushtrim e përsëritni 10 deri 20 herë.