Transmetuar më 13-09-2017, 11:32

Një person ka përfunduar në pranga pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një adoleshente të cilës më pas i ka vjedhur edhe celularin.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar Ardian Molla, 48 vjeç me banim në Durrës, pas denoncimit të bërë nga vajza e re.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në 8 shtator, në lagjen Nr.5 të qytetit bregdetar.

Molla më datë 8 shtator në lagjen Nr.5, Durrës ka ngacmuar seksualisht dhe i ka vjedhur celularin adoleshentes L.A., 17 vjeçe, banese në Durrës.

Pas denoncimit të adoleshentes, policia ka prangosur Mollën, si dhe në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar celularin e vjedhur të vajzës.

Lidhur me ngjarjen, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Vjedhja”.