Transmetuar më 13-09-2017, 11:27

Një 39-vjeçar nga Gramshi është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi ka kërcënuar shoferin e autobusit që transportonte mësuesit e fshatit Sotire.

Sipas 39-vjeçarit me iniciale A.F., shofer autobusi, pretendohet se linja e kësaj rruge është e licensuar dhe i përket atij.

Burime nga policia bëjnë me dije se ky shtetas, në fshatin Paktos, duke lëvizur me mjetin e tij autobus, pretendon se linja Gramsh- Sotirë është me licencë të tij dhe i ka bllokuar lëvizjen në rrugë  autobusit të drejtuar nga 52 vjeçari L.B., banues në Gramsh, i cili transportonte mësuesit e fshatit Sortirë.

Shtetasi A.F, dyshohet ta ketë kërcënuar shtetasin L.B, që të zbresë pasagjerët dhe të kthehet për në Gramsh.

Lidhur me rastin materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. /b.l/noa.al/