Transmetuar më 13-09-2017, 10:59
Publicitet

Për herë të parë në Shqipëri është realizuar një sondazh mbi preferencat e qytetarëve për transmetimet televizive.

Pyetësori që përfshin një mori pikash që lidhen me audiencën televizive, u realizua përmes kontaktit telefonik me dy mijë qytetarë shqiptarë në të gjithë vendin, nga kompania italiane IPR Marketing, e kontraktuar nga televizioni informativ Ora News.

Ky sondazh sjell renditjen e televizioneve sipas shikueshmërisë, besueshmërisë. Kush ndiqet më shumë sipas fashës së orareve, si dhe kush janë emisionet më të shikuara, analistët dhe moderatorët më të ndjekur.

Monitorimi është bërë përgjatë katër muajve, prill-korrik 2017. 

Kjo është hera e parë që bëhet një sondazh kombëtar mbi audiencën televizive në Shqipëri. Vetë televizionet bëjnë shpesh matje audience përmes telefonatave dhe gjurmimit të rrjeteve sociale, por rezultatet e përftuara janë ekskluzivisht për përdorim të së njëjtës media.

Ndërkohë të paktën dy kompani ofrojnë shërbimin e matjes së audiencës. Që të dyja, Abacus dhe Telemetrix japin shifra krejt të ndryshme nga njëra-tjetra për të njëjtat fasha orare dhe për të njëjtat programe dhe kanale televizive. Kjo ka bërë që “tortat” e reklamave të jenë subjekt debati dhe përplasjesh mes disa televizioneve dhe kompanive private si dhe agjencive publicitare.

Më poshtë gjeni të dhënat e sondazhit që publikoi RTV Ora News. Në të dhënat e publikuara del se televizioni më i ndjekur në vend është Klan dhe pas tij renditet Top Channel. I treti TV më i ndjekur rezulton të jetë RTV Ora News.

Publikimi i sondazhit 

Pyetjes “Shihni në mënyrë të vazhdueshme televizion?”88% e të anketuarve i janë përgjigjur: Po çdo ditë ose pothuajse çdo ditë.

Të pyetur nëse  Në muajin e fundit ju ka ndodhur të shihni qoftë dhe rastësisht…?

Anketuesit kanë renditur TV Klan të parin, me 83%  Top Channel të dytin me 80% dhe  Ora News të tretin me 77%.  Më pas vijnë Vizion Plus me 72% ,  TVSH me 63 % , News 24 me 60 %,   ABC News me 57 %. I fundit në renditje është Report TV me 50 %. (shikoni tabelen poshte)

Në pyetjen drejtuar për televizionet “Ju e gjykoni të besueshëm apo jo…?

Top Channel është renditur i pari me 82 %, TV Klan  i dyti me 79 % dhe i treti renditet Ora News me 76%. Vizion Plus renditet me 74 %, ABC me 69%,  TVSH po me 69 %. Pas tij vijnë News 24 me 65 % dhe i fundit Report TV me 58 %.

Nje tjeter e dhene interesante eshte dhe fasha e orareve që janë ndjekur televizionet muajin e fundit

Ora News ndiqet me shume ne fashen 21- 24:00, më pas renditet fasha e dyte ora 18:21:00 

Top Channel ndiqet më shumë në fashën 18- 21:00 

Edhe Tv Klan ndiqet më shumë në fashën 18- 21:00 

Ora News, tv i pare ne Durres, ne Tirane i dyti me i ndjekur 

Sipas vlerësimit të sondazhit të IPR Marketing:

-Në Shqipëri Ora News renditet televizioni i tretë

-Në qarkun e Durrësit Ora News është televizioni i parë, në qarkun e Tiranës është i dyti më i ndjekur

-Përsa i përket burrave (63%) Ora News është televizioni i tretë, ndërsa përsa i përket grave (75%) është televizioni i dytë

-Ora News TV shihet nga 63% e të rinjve, 75% e njerëzve të moshës 35-54 vjeç dhe 84% nga njerëzit mbi 54 vjeç

-Për sa i përket të rinjve, Ora News TV është televizioni i tretë, për njerëzit e moshës 35-54 vjeç Ora News është televizioni i dytë dhe për njerëzit mbi 54 vjeç Ora News është televizioni i dytë me të njëjtën përqindje si Top Channel.

Zgjedhjet e fundit parlamentare ishin ngjarja më e rëndësishme politike por dhe për shqiptarët.  

Një fakt të tillë e konfirmojnë dhe të dhënat e sondazhit të IPR Marketing, ku nga 2000 persona të pyetur nëse i kanë ndjekur zgjedhjet e fundit parlamentare, 80% e të anketuarve janë përgjigjur Po, ndërsa 20% Jo.

Të pyetur se në cilin kanal i kanë ndjekur më shpesh zgjedhjet dhe në cilin kanal i kanë parë rezultatet e zgjedhjeve, Ora News kryeson televizonet, 33% e të pyeturve i kanë parë më shpesh zgjedhjet në këtë televizon dhe 32% e të pyeturve kanë parë rezultatin e zgjedhjeve në Ora News TV.

Televizioni i dytë renditet Top Channel me 23 dhe 21%, News 24 me 18 dhe 18%, TV Klan  16 dhe 15%, ABC News 2 dhe 2%, Report TV 2 dhe 2%, TVSH  2 dhe 2%, Vizion Plus 1 dhe 2%.

Sondazhet e IPR Marketing dhe Ora News të cilat i ranë në kokë rezultatin zgjedhor të 25 qershorit rikonfirmojnë besueshmërinë tek shqiptarët.

Të pyetur “Sipas jush, sondazhet e publikuara nga Ora News, ishin…?

75% e të anketuarve i kanë vlerësuar të besueshme, 22% janë përgjigjur Nuk e di dhe vetëm 3% e të pyeturve i kanë vlerësuar si jo të besueshme.

Loading...