Transmetuar më 13-09-2017, 10:58

I akuzuar për dhunë në familje, një 36 vjeçar nga Kavaja ka përfunduar në prangat e policisë.

Xhevahir Hallulli, banues në fshatin Vorrozen, Kavajë, është denoncuar nga familjarët e tij konkretisht nga nëna e tij Sh.H., 59 vjeçe, vëllai B.H., 38 vjeç dhe bashkëshortja e tij  A.H., 33 vjeçe pasi i ka dhunuar në banesë fizikisht dhe psikologjikisht.

Ata kanë thënë në polici se Hallulli ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe nënës për motive të dobëta, ndërsa më pas ka goditur edhe të vëllanë i cili kishte ndërhyrë për ta ndarë.

Mësohet se 36 vjeçari ishte natyrë problematike dhe në debat e sipër ka dhunuar të ëmën, gruan dhe vëllain e madh, ç’ka i detyroi këta të bënin edhe denoncimin.

Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale “Dhuna në familje”. /b.l/noa.al/