Transmetuar më 13-09-2017, 10:43

Tretja e ushqimeve është e rëndësishme, ndodh që tretja jo e mirë të shkaktojë fryrje të barkut, shtim në peshë si dhe probleme të tjera që shkojnë deri në sëmundje të ndryshme. Më poshtë do të lexoni sesi ta përmirësoni tretjen përmes metodave natyrale.

1. Konsumoni ushqime natyrale dhe organike E para gjë që duhet të bëni për të pasur një tretje të mirë, është të konsumoni ushqime natyrale, jo të paketuara apo të konservuara. 

2. Konsumoni ushqime pa gluten

Gluteni është shpesh shkaktar i ngadalësimit të procesit të tretjes dhe i krijimit të ndjesisë së fryrjes. Mundohuni të shmangni glutenin nga menyja juaj për të testuar nëse mund të jetë ai shkaktari kryesor i problemeve tuaja me tretjen. 

3. Konsumoni produkte të pasura me glutaminë

Glutamina është shumë e rëndësishme për një tretje sa më të mirë. Produkte të pasura me glutaminë janë psh: spinaqi, vezët, peshku, bulmeti, mishi etj. Edhe lëngjet e freskëta të frutave ju furnizojnë mjaftueshëm me glutaminë. 

4. Konsumoni sa më shumë ujë dhe lëngje

Dehidratimi është shkaktar për një tretje të keqe, prandaj duhet të konsumoni sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta gjatë ditës, duke përmirësuar kështu imunitetin tuaj. 

5. Hani ngadalë dhe përtypeni mirë ushqimin

Nëse ju hani shpejt dhe nuk e përtypni siç duhet ushqimin, atëherë puna e sistemit tuaj të tretjes vështirësohet pasi duhet të kryejë edhe copëtimin e mirë të ushqimit, që mund ta bënin dhëmbët tuaj. Prandaj këshillohet të hani ngadalë e të përtypni sa më mirë duke ndihmuar kështu organizmin tuaj për një tretje më të mirë. 

6. Mos e teproni me dietat

Dietat e caktuara pak kalorike apo që kanë për qëllim humbjen sa më të shpejtë në peshë, shpesh kthehen në shkaktar kryesor të çrregullimeve tuaja me tretjen. Prandaj mos e teproni me to, por mundohuni të keni një sistem të shëndetshëm ushqyerje në mënyrë të vazhdueshme. 

7. Kontrolloni stresin dhe gjumin

Stresi shpesh është shkaktar i çrregullimeve të sistemit të tretjes. Mundohuni që të vazhdoni të hani sa më shëndetshëm edhe në periudhat e stresuara dhe të bëni një gjumë sa më të mirë, e të flini të paktën 7 orë në ditë.