Transmetuar më 13-09-2017, 10:29

Një modele belge, Marisa Papen është arrestuar nga autoritetet egjiptiane sepse ka pozuar e zhveshur në monumentet e famshme të Egjiptit. Modelja ka mbetur e shokuar kur policia vendase e ka shoqëruar në komisariat se ishte e zhveshur.

"Dy vitet e fundit kam realizuar fotografi në të paktën 50 vende të botës, por rrallë herë përfundoj në situata të pasigurta", ka thënë ajo.

Papen dhe fotografi australian Jesse Walker vendosën të bëjnë një set fotografish në Egjipt edhe pse ishin në dijeni të zakoneve konservatore kulturore të vendit, shkruan Daily Mail.

Roja i ka lejuar pas një bakshishi, por më pas u shfaqën dy burra. "Tentuam t’ua shpjegonim se po bënim art dhe se kishim respekt për kulturën egjiptiane, por në sytë e tyre gjithçka ishte porno dhe se zhveshja nuk kishte asnjë lidhje me artin", ka rrëfyer modelja.

Pas disa orësh ata u liruan dhe u paralajmëruan që të mos bënin më një akt të tillë të turpshëm. /b.l/noa.al/