Transmetuar më 13-09-2017, 10:10

Në fillim nisi si një ngacmim i thjeshtë, por me kalimin e kohës u kthye në një makth për të.

Një grua në Durrës, është paraqitur në polici për shkak se ndihej e frikësuar, prej përndjekjeve dhe kërcënimeve që pësonte nga një burrë.

Gjatë ditës së djeshme, pas denoncimit të gruas u arrestua në flagrancë Armando Tirana 51 vjeç, banues në Durrës.

Bazuar në denoncimin e gruas F.H. 54 vjeçe, banuese në Durrës, ai e ka përndjekur vazhdimisht kudo, duke e kërcënuar dhe ofenduar, çfarë e bënte gruan të ndjehej e pasigurtë.

Në këto kushte, policia bëri arrestimin e 51 vjeçarit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Përndjekja"/b.l/noa.al/