Transmetuar më 13-09-2017, 09:30

Shfryu gjithë mllefin ndaj saj, e rrahu egërsisht dhe sikur të mos mjaftonte kjo ka dhunuar edhe fëmijët e mitur.

Lulzim J., 39 vjeç, banues në Peshkopi, akuzohet se pas një debati me të shoqen R.J.,  ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe fëmijëve të mitur.

Gruaja ka bërë denoncim në polici duke mposhtur frikën, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e 39 vjeçarit.

Sipas dëshmisë së gruas dhuna ndaj saj dhe fëmijëve në banesë nga bashkëshorti ka qenë e vazhdueshme dhe kjo e ka detyruar të renë të bëjë denoncimin.

Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale "Dhunë në familje", dhe "Keqtrajtim psikologjik i të miturve". /b.l/noa.al/