Transmetuar më 13-09-2017, 09:08

Tashmë është bërë traditë e tij që kryeministri i vendit Edi Rama ta nisë ditën duke uruar një “ditë të mbarë” për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Këtë mëngjes të mërkure kryeministri Rama ka uruar "mirëmëngjesi" më rikonstruktimin e shkollave në Shqipëri.

Ai ka postuar në rrjetin e tij social Facebook, transformimin e shkollës "Abaz Shehu" në qytetin e Tepelenës.

"Mirëmëngjesi dhe me këto pamje të transformimit të shkollës ‘Abaz Shehu’ në Tepelenë, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama në Facebook.

Por ashti siç ndodh pothuajse përherë edhe në këtë rast nuk kanë munguar komentet kritikues ndaj tij, ku disa qytetarë i përmendin faktin se shumë fëmijë nuk kanë as para për të blerë librat e shkollës.

“Fëmijët shqiptarë i blejnë librat me lekë borxh, ka shtete rreth nesh që i shpërndajnë librat falas për fëmijët”, shkruan një prej komentuesve. /b.l/noa.al/