Transmetuar më 13-09-2017, 08:54

Këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun shqiptar Juliana Pasha dhe bashkëshorti i saj Altini festojnë plot 11 vjet martesë, por janë bashkë prej 15-vjetësh.

15 vite që ndajnë jo vetëm jetën private, por edhe atë profesionale. Për Julin, Altini ka qenë një mbështetje e madhe gjatë gjithë këtyre viteve.

Pa të, ajo nuk mund të kishte të njëjtin sukses. Pa dyshim, njëlloj duhet të jetë edhe për Altinin.

Edhe pse Juli është gjithmonë në skenë, ndërsa ai në orkestër, energjia që përcjell ajo, pasioni për gjithçka që bën dhe dashuria që merr e jep me publikun janë një forcë e madhe e përbashkët pa të cilën ata nuk do të ishin njëlloj.

Sot, në profilet e saj sociale, Juliana ka postuar një foto me Altinin, pa thënë shumë fjalë: “11 vjet martesë, por 15 vite bashkë”, shkruan ajo në Facebook. /b.l/noa.al/