Transmetuar më 13-09-2017, 08:40

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në kryeqytet pasi u kapën duke vjedhur karburant në zonën e Mulletit.

Shërbimet e policisë të Komisariatit nr.1, në kuadër të operacionit policor të koduar "Mulleti", kanë arrestuar shtetasit Fatos Hasa, 27 vjeç, banues në fshatin Thumanë, Krujë,  Roland Puleci, 26 vjeç, dhe Sul Lami, 28 vjeç, të dy banues në Fushë – Krujë.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta persona janë kapur në flagrancë duke vjedhur karburant në mjetin tip "Eksavator", në pronësi të një firme ndërtimi.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Automjeti tip "Mercedez Benz", në pronësi të shtetasit Sul Lami, automjeti tip "Fiat Punto", në pronësi të Fatos Hasës, një pompë elektrike së bashku me zorrën e cila shërbente për vjedhjen e naftës nga serbatori i mjeteve dhe 8 bidona 30 litra në bagazhin e automjetit të sekuestruar.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të arrestuar, është gjendur dhe sekuestruar edhe 120 litra naftë e futur në 4 bidona.

Nga puna hetimore e kryer është dokumentuar se këta persona janë autorë të dyshuar të vjedhjes së ndodhur më datë 10 shtator 2017, ku në kantierin e ndërtimit të rrugës Tiranë- Elbasan janë vjedhur 180 litra naftë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim". /b.l/noa.al/