Transmetuar më 13-09-2017, 08:25

Një fotograf ka nisur një luftë ligjore dyvjeçare kundër një grupi të të drejtave të kafshëve mbi një foto “selfie majmuni”. Fotografi David Slater nga Monmouthshire mori imazhin e majmunit makako në xhungën indoneziane në vitin 2011.

Beteja mbi atë se kush i zotëron të drejtat e një seflie të majmunit ka qenë e trazuar prej vitesh. Por më në fund kjo çështje është zgjidhur.

Ndërsa ndodhej në një xhngël Indoneziane, një majmun me emrin ‘Naruto’ i mori telefonin në mënyrë të papritur fotografit britanik David Slater dhe bëri selfie.

Sapo pa foton mahnitëse Slater e publikoi duke mos menduar pasojat që do të kishte. Në vitin 2015 shoqata për të drejtat e kafshëve, PETA e hodhi në gjyq duke kërkuar të drejtat e imazhit.

PETA kërkoi që fitimi që fotografi arriti të marrë nga selfi i Naruto ti jepej majmunit. Por gjyqtarët e apelit në një gjykatë në San Francisko vendosën në favor të zotit Slater pas një lufte ligjore dyvjeçare.

Por fotografi vendosi që 25% të të ardhurave që erdhën nga fotografia do të jepeshin për majmunin.

Në një deklaratë të përbashkët nga PETA dhe Slater, thanë se fotografi do të japë një të katërtën e fondeve që ai merr nga shitja e selfies së majmunit tek shoqatat që merren me mbrojtjen e kafshëve. /b.l/noa.al/