Transmetuar më 12-09-2017, 23:22

Nata e së dielës që lamë pas ishte e mbushur plot emocione për çiftin e njohur, prezantuesen Marina Vjollca dhe reperin Getoar Selimi.

Pas disa vitesh lidhje, mbrëmjen e së dielës ata liodhën kurorë buzë detit, në zonën e Gjirit të Lalzit.

Marina u shfaq si një princeshë e vërtetë me fustane të fryrë dhe me flokët të stiluara vërtetë hijshëm.

Ajo ishte sheqeri i dasmës, ku gjatë gjithë kohës e buzëqeshur kërcente lirshëm mes mysafirëve.

Edhe Getoari u shfaq mjaft elegant me kostumin e zi fin, i cili e bënte të dukej hijerëndë.

E ndërkaq Marina ka publikuar në rrjetet sociale edhe fotot më interesante të dasmës së saj./a.k/noa.al/