Transmetuar më 12-09-2017, 21:35

Një i ri shqiptar ka përfudnuar në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për 28-vjeçarin Dritan Mehmetaj.

Ky i fundit është një emër i njohur për autoritetet, ndërsa sapo kishte hyrë në Itali nga Franca, në pikën kufitare të Ventimiljes (Ventimiglia), ju kërkua nga policia italiane të ndalonte makinën për kontroll.

Gjatë ndalimit në makinë, ju gjet një pako me 1.17 kg heroinë. I riu shqiptar u paraqiti agjentëve një dokument që e paraqiste me shtetësi rumune, por si rezultat i hetimeve u gjet se ai ishte shqiptar, që kishte arritur të pajisej me dokumentet italiane.

28-vjeçari ndodhet në paraburgim i akuzuar për trafik droge dhe për dokumente të rreme, shkruan savonaneës.it

Rreth orës 21:30 një patrullë e policisë rrugore sheh një Fiat brenda zonës së shërbimit, ku drejtuesi i mjetit mban një qëndrim të dyshimtë.

Ndalohet, dhe duket se është i gatshëm të bashkëpunojë, por sapo kapiteni i policisë i afrohet, ikën. Makina ndiqet nga policia deri në një farë pike pastaj Mehmetaj e braktis mjetin duke ikur në këmbë, por policët rrugorë dhe kolegët e Policisë Kufitare e ndoqën duke qëlluar me armë në ajër për ta frikësuar atë.

Pas kësaj ata arritën ta arrestojnë të riun shqiptar. /k.k/noa.al/