Transmetuar më 12-09-2017, 21:11

Një i vdekur dhe një tjetër i plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti të frikshëm rrugor që ka ndodhur sot në zonën e Varkizas, në Greqi.

Mediat e vendit fqinj kanë shkruar se makina drejtohej nga një 24-vjeçar nga Shqipëria, që ndodhej bashkë me një vajzë 22-vjeçar grek, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po ecte shqiptari.

Si pasojë e shpejtësisë së lartë, ai ka humbur kontrollin e automjetit gjatë futjes në kthesë, raportojnë mediat greke.

Makina është përplasur drejtpërdrejt me barrierën mbrojtëse, ku si rezultat është kthyer përmbys. I riu grek ka fluturuar nga dritarja e makinës dhe ka vdekur nga goditja e fortë me tokën.

24-vjeçari shqiptar është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Asnjëri prej të rinjve nuk kishte vendosur rrip sigurimi. /k.k/noa.al/