Transmetuar më 12-09-2017, 20:52

Një deve ka goditur për vdekje një burrë, pasi ky i fundit tentoi t’i ngulë thikën, ndërsa kafsha i kishte këmbët e lidhura.

Pamjet tregojnë momentin kur burri, që mban një thikë pas shpinës, i afrohet devesë dhe tenton tja ngulë thikën poshtë qafës.

Por në këto momente, deveja e godet me njërën këmbë pas koke dhe e le të vdekur në vend.

Të paktën kjo është dëshmia që ka dhënë personi i cili e ka publikuar videon amatore në faqen, Live Leak.

Sipas publikuesit ngjarja ka ndodhur në Pakistan. /k.k/noa.al/