Transmetuar më 12-09-2017, 20:07

Policia ka mbrojtur një tjetër dëshmitar në ngarkim të cështjes gjyqësore të Emiljano Shullazit. Bëhet fjalë për Besnik Musaij, i cili ka dhënë dëshminë e tij para trupës gjykues, në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Edhe pse ai kishte deklaruar më herët se e kishin kërcënuar nëse do të dëshmonte kundër Shullazit, ai nuk ngurroi të flasë.

ABC News ka siguruar dëshminë e plotë të Besnik Musait.

Dëshmia e plotë:

Prokurori: Cila është njohja juaj me Ylvi Beqjan?

Musai: Njihemi. Kemi marrëdhënie punë. Ai ka qenë punëmarrësi im si shofer. Nuk kam marrëdhënie tjetër me të.

Prokurori: A ju ka folur Ylvi Beqja për Emiliano Shullazin?

Musai: Ka qenë një rast kontrate. Çështja e pronësoisë së Vollgës.

Prokuroria: Ç’mund të na thoni më shumë për këtë rast?

Ditën që shkuam tek noterja Aida Spahiu për të dërguar disa dokumente.

Prokuroria: Ishte ndonjë person tjetër që njihnit aty?

Pastaj u kthyem po aty pasdite vonë. Ishte Gilmando Dani dhe Endri Qyqja. Ylviu më tha që do të bënim kontratë për dhurimin e një pjese të “Vollgës”.

Prokuroria: Kur shkuat aty?

Musai: Nuk e kujtoj datën, por ka qenë pasdite.

Prokuroria: Po shtetasi Emiliano Shullazi ishte?

Musai: Më pas erdhi Shullazi. Ai u fut brenda në zyrën e noteres bashkë me Gilmandon, kurse Endrit Zela mbylli qepenin. Pas 15 minutash dëgjiva të thirrura. U hap qepeni dhe doli nga ty Shullazi bashkë me Yliun, të cilin e kishte kapur në qafë.

Prokurori: çfarë bisede po bënin?

Musai: Nuk i dëgjoja dot fjalët, pasi unë isha në një farë distance, por pashë Shullazin t’i verë Ylviut pistoletën në bark.

Prokurori: Çfarë veprimi bëtë ju?

Musai: Nuk më pëlqyen veprimet e tij por qëndrova i qetë. Ata u futën në zyrë dhe dolën pas 15 minutash. Ylviu doli i mërzitur. Në makinë thuajse nuk foli fare. Unë në një moment i thashë ‘Ç’miq i paske ti këta?”. Disa ditë më vonë ai më tha që pas takimit tek noterja ata i kishin kërkuar shuma të mëdha parash.

Prokurori: Cili nga të pandehurit komnunikonte me Yliun?

Musai: Ylviu komunikonte me Gilamdo Dani, që i kërkonte shumat e parave.

Prokurori: Nga e dije ti këtë?

Musai: Unë isha me të në makinë dhe i dëgjoja bisedat.

Prokurori: Dini ju që Ylviu të ketë dhënë shuma parash?

Musai: Po, kujtoj disa raste. Në rastin e parë u niusëm drejt parkut. Unë pashë tek xhepi makinës një sasi të madhe parash, të ambalazhuara me një letër. Ishin 80 mijë euro. Shkuam tek një lokal tek ish-parku jashtë të cilit priste Gilmando Dani. Unë ndenja në makinë. Ylviu ndenji 5 minta me të dhe pastaj u kthye.

Prokuroria: Po rast tjetër?

Musai: Në një rast tjetër kishin 70 mijë euro. Po vinin nga Durrësi drejt Tiranës. Në Vorë patëm një incident, dikush na përplasi automjetin me indietro. Shkuam në servis dhe nuk vazhduam rrugën për Tiranë. Ylviu më tha që shumën e parave do ia dorëzonte Gilmandos.

Prokuroria: Të ka treguar për ndonjë kërcënim nga ana e të pandehurve?

Musai: Ka qenë një periudhë ku ai merrte kërcënime. Ai ikte në Turqi dhe ne kontaktonim përmes numrave turq dhe arabë.

Prokuroria: Ka qenë njeri tjetër në dijeni të tyre?

Musai: Ka qenë edhe një punonjës tjetër, Romeo Tarja, bodigard i Ylvi Beqjes. Ai i shmangej punës kur bëhëj fjalë për të pandehurit, gjente ndonjë justifikim.

Prokuroria: Kush është M. Musai?

Musai: Është motra ime.

Prokuroria: Ti vetë ke pasur telashe gjatë kësaj kohe?

Musai: Të dielën familjen time në Durrës e kanë kërcënuar me jetë dhe më shpërthim të shtëpisë. Mamaja ime ka parë dy djem që kanë tentuar të kalojnë avllinë. I ka pyetur se c’kërkonin. Ata i kanë thënë: “Ti ke një djalë. Nëse ai vjen në gjyq dhe thotë ndonjë gjë që s’duhet do t’i keni punët keq”. Shqetësime të tjera nuk kemi pasur.

Avokatët: Kur u nënshkrua kontrata?

Nuk e kujtoj dot, por ka qenë kohë dimri. Mbaj mend që kishim veshur xhupa. Takimi i parë ishte paradite. I dyti ishte pasdite onë.

Avokatët: Si e njohët Endrit Qyqen?

Musai: Në disa takime që bënte Yliu me Emilianon ishte edhe Qyqja. Unë i kam denoncuar veprimet e tyre.

Shullazi: Dëshmitar, a flisni ju me motrën tuaj?

Musai, gjykatës: Nuk pranoj t’i përgjem kësaj pyetje. Nuk ka lidhje me akuzën.

Shullazi: Unë kaq po të pyes, flet, apo nuk flet, cfarë ka këtu?

Musai: Është pyetje që ka lidhje me famijarët e mi, jo me akuzën. Nuk përgjigjem.

Shullazi: E kam ngacmuar ndonjëherë motrën tuaj unë?

Musai: Nuk kam dijeni.

Shullazi: Të kam thënë që e kam ftuar ndonjëherë për kafe?

Musai: Refuzoj t’i përgjigjem pyetjes.

Gjykata: I pandehur, nuk pranohet pyetja. Vazhdoni me pyetje tjetër.

Shullazi, gjykatës: Do ta mbash gjyqin si është për t’u mbajtur apo jo? Apo të ikim fare?

Avokati: Erdhët me policë këtu, po na e sqaroni njëherë se me cfarë statusi jeni, i penduar, bashkëpunëtor, a çfarë?

Musai: Unë jam dëshmitar i mbrojtur i shtetit.

Shullazi: Të thirri prokuroria, apo shkove vetë?

Musai: Shkova vetë tek Prokuroria për Krimet e Rënda. Më priti një oficere aty.

Shullazi: Po si e dije, që ishte ajo oficere që kishte dosjen?

Musai: Nuk e di, më orientuan tek hyrja të shkoja tek ajo.

Shullazi: Sa vjeç e ke mamin ti?

Musai: Refuzoj të përgjigjem. (Ndërhyn gjykata)

Shullazi: Nuk kam më pyetje.