Transmetuar më 12-09-2017, 19:48

Kryeministri Rama ka bërë një gjest jo fort të pranueshëm në sallën e Parlamentit. Në momentin që kryesuesi i seancës i dha fjalën për të folur kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, kreu i qeverisë u pa të vendoste kufjet në vesh.

Një veprim ky që shpreh refuzimin për të dëgjuar atë që thotë një perfaqësues i Parlamentit.

Veprimi i Kryeministrit të kujton ambasadorin Donald Lu, i cili pak ditë më parë hoqi kufjet e përkthimit në momentin që mori fjalën Gramoz Ruçi.

Gjithsesi, në një vend demokratik, ose i pretenduar i tillë, është detyrë e Kryeministrit të dëgjojë, jo vetëm qytetarët, por edhe deputetët e Parlamentit, pavarësisht ngjyrave politike.

Parlamenti vijon me fjalën e deputetëve, ku në fund do të votohet edhe programi i qeverisë “Rama 2”. /k.k/noa.al/