Transmetuar më 12-09-2017, 19:21

Një automjet është djegur pasditen e sotme në by pass-in Plepa-Rrogozhinë, në kilomentrin e katërt.  

Nga pamjet duket makina tip benz, e cila është përfshirë nga flakë të fuqishme dhe të rrezikshme.

Një bashkëpunëtor i noa.al dërgoi videon për të treguar atë që ndodhi në mes të rrugës, në një kohë kur aksi në të cilën ndodhi ngjarja, ka qenë i ngarkuar me automjete të tjera.

Sipas informacineve, makina ka qenë pa targa ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, apo makina mund të jetë përdorur nga persona për ndonjë vjedhje (sipas dyshimeve të policisë).

Forcat zjarrfikëse kanë shuar flakët, ndërsa një karoatrec zhvendosi makinën nga autostrada.

Po hetohet për të zbuluar pronarin e automjetit. /k.k/noa.al/