Transmetuar më 12-09-2017, 18:05

Netë pa gjumë në shtëpinë Clooney që kur në jetë kanë ardhur binjakët Ella dhe Alexander. Të vegjlit në fakt, zgjohen shpesh, sidomos gjatë natës për t’u ushqyer, por për fat të mirë, mama Amal mund të besojë tek ndihma e bashkëshortit të saj, George.

“Nëse nuk zgjohem çdo tre orë, ndihem në faj. Ime shoqe i ushqen çdo tre orë me gji. Është një punë e vështirë, por zbavitëse. Unë jam shumë i shpërqendruar, por Amal është një sportiste olimpike: ka dy fëmijë dhe duhet t’i ushqejë si e çmendur. Unë jam shumë i zoti, por vetëm për të ndryshuar pampersat”, ka deklaruar aktori i Hollivudit gjatë një interviste në Festivalin e Filmit të Toronto.

Më tej aktori 56- vjeçar duke folur për sfidat e të qenurit baba si dhe ka treguar se Ella dhe Aleksandri janë më të lidhur me nënën e tyre për shkak se ajo i ushqen me gji.

“Tani për tani për fëmijët e mi, unë nuk ekzistoj sepse nuk kam gji. Unë i marr në krah dhe i ushqej me biberon, kur i dorëzojë tek gruaja ime [Amal], ata janë shumë të lumtur”, tregon Clooney.

Clooney, fitues i disa çmimeve prestigjoze është bërë prind për herë të parë në moshën 56- vjeçare duke treguar se mosha nuk është aspak një problem për rritjen e fëmijëve.

“Për mua është një aventurë e re, jam stërvitur me të gjithë miqtë e mi, ndaj nuk është aspak një surprizë. Fakti që jam bërë baba më ka bërë të piqem. Nuk është se ndryshon, por është zbavitëse që shikon të rriten dy fëmijë. Jam krenar që jam baba dhe i nderuar që marr pjesë në këtë proces familjar”, shtoi aktori.

Shqetësimi i tij më i madh për të ardhmen është edukimi i fëmijë në mënyrë korrekte, pavarësisht nga fama e prindërve. “Dua që fëmijët e mi të jenë punëtorë dhe që të jenë të ndjeshëm për të tjerët. Ata kanë lindur të privilegjuar dhe dua që të mësojnë se është vetëm një rastësi”, deklaroi George. /b.l/noa.al/