Transmetuar më 12-09-2017, 17:35

Ylli portugez i përfaqësueses së Portugalisë dhe i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, ka insistuar përballë gjykatës spanjolle se nuk ka kryer asnjë evazion fiskal për shumën 14.7 milionë eurosh që akuzohet në Spanjë.

Për këtë gjë, ai i ka kujtuar edhe një herë gjykatëses se ka luajtur për shumë vite në Angli dhe kurrë nuk ka pasur probleme me taksat.

Duke nënkuptuar një dëshirë për t'u rikthyer në Premier League. "Unë jam me 6 klasë shkollë, di vetëm të luaj futboll, për llogaritë e mija paguaj njerëz profesionist që të merren", ka theksuar Ronaldo përpara gjyqtares Monika Gomez Ferrer.

Më tej ai shtoi, “E përsëris, unë i kam paguar taksat, nëse nuk kam paguar mjaftueshëm do t'i paguaj sërish".

Cristiano Ronaldo është babai i tre fëmijëve, 7 vjeçarit dhe dy binjakëve Eva dhe Mateo të cilët erdhën në jetë vetëm pak muaj më parë, ndërsa mendohet se nëna e tyre është surrogato, thënë ndryshe grua që ka dhënë barkun me qera. 

Gjithashtu futbollisti portugez është në pritje për t’u bërë baba për të katërtën herë, pasi e dashura e tij Georgina Rodriguez është rreth gjashtë muajshe shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të parë. /b.l/noa.al/