Transmetuar më 12-09-2017, 17:04

Maria Vjollca, mamaja e Marinës dhe Luanës, pasi ka postuar disa foto nga ceremonia e dasmës në Facebook dhe Instagram, i ka uruar me një mesazh të ndjerë Marinën dhe Getin.

Siç urojnë nënat në një ditë si kjo, me fjalë zemre, në një foto me çiftin e sapomartuar, Maria shkruan: “Vlerat shpirtërore marrin kuptimin në këtë moment kulminant kurorëzimi! U trashëgofshi yjet e mi! Faleminderit, ndihem e mallëngjyer, e lumtur, sa dhe dashuria juaj!”

Më shumë se e gjithë familja, emocionin e ditës së madhe të Marinës e ka ndier e ëma, e cila, gjatë gjithë dasmës, teksa shikonte të bijën me fustan të bardhë, sytë i shkëlqenin nga lumturia… dhe nga lotët.  

Një ditë më parë edhe motra e saj Luana me një diferencë të vogël moshe, të cilat janë rritur bashkë, i ka dedikuar disa fjalë zemre gjysmës së saj.

"Gjysma ime! Jeta ime! Të kam dashurinë më të madhe në botë. Mbrëmë nuk ngopesha duke të parë…Je një Ëndërr Minushi im", shkruante Luana në një foto ku shfaqej duke takuar Marinën. /b.l/noa.al/