Transmetuar më 12-09-2017, 16:18

Aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen rëndë të një tjetri është regjistruar mesditën e sotme në dalje të qytetit të Kavajës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në aksin rrugor Kavajë – Rrogozhinë, ku mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin L.E., 46 vjeç është përplasur me mjetin tip motorr pa targa.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit tip motorr, shtetasi N.S., 64 vjeç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa bashkëshortja e tij, shtetasia Sh.S., 60 vjeçe e cila ishte pasagjere është dëmtuar rëndë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.

Policia ka bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të mjetit tip "Benz", shtetasin L.E., në ambientet e policisë Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor i cili ndodhet në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të plota të aksidentit. /b.l/noa.al/

Foto arkiv