Transmetuar më 12-09-2017, 15:48
Publicitet

“WhatsApp” ka vendosur t’i nënshtrohet një ndryshimi të madh duke dashur të monetizojë aplikacionin me qëllim përfitime financiare.

Aplikacioni i mesazheve të shkruara, fotove, audio dhe video, i cili është prej pak vitesh në pronësi të Facebook, po paraqet një sërë veçorish të reja të projektuara për të fituar para.

Kompania zbuloi se aktualisht po ndërtojnë dhe testojnë mjete të reja që synojnë të bëjnë ndërveprimin midis njerëzve dhe punonjësve në bizneseve.

Në mënyrë të veçantë, kompania thotë se po punojnë për një aplikacion pa pagesë WhatsApp Business për kompani të vogla dhe një për kompanitë më të mëdha si kompanitë ajrore, tregjet e tregtisë elektronike dhe bankat.

“Këto biznese do të jenë në gjendje të përdorin shërbimet tona për t’u dhënë klientëve njoftime të dobishme si koha e fluturimit, konfirmimet e dorëzimit të porosive dhe përditësime të tjera mbi çështje të ndryshme”, tha kompania në një njoftim publik.

 Aktualisht nuk ka informacione se kur do të nisin këto ndryshime. /b.l/noa.al/