Transmetuar më 12-09-2017, 15:33
Publicitet

Richard Pringle, një baba i devotshëm humbi djalin e tij Hughie në moshën 3-vjeçare. Ai vuante nga një patologji e lindur dhe vdiq për shkak të një hemorragjie cerebrale.

1 vit pas kësaj fatkeqësie, Richard rrëfen se ka mësuar shumë gjëra rreth vetes dhe jetës dhe ka hartuar 10 porosi të cilat ka vendosur që t’i ndajë me prindërit e tjerë në profilin e tij Facebook.

Ai i kërkon çdo prindi të shijojnë momentet me fëmijët e tyre sepse asgjë nuk është e përhershme. Kjo listë është shpërndarë menjëherë nga mijëra prindër të tjerë.

1. Vlerëso çdo moment me fëmijën tënd

Nuk ka rëndësi ku je apo çfarë je duke bërë, nëse është ditë apo natë, nëse je në punë, makinë apo shtëpi, nuk ka rëndësi vendi, por vlerëso dhe shijo çdo moment më fëmijën tënd.

2. Mos harro t’i dhurosh puthjen fëmijës tënd në mëngjes dhe mbrëmje

Uroji fëmijëve ditë të mbarë apo gjumë të ëmbël me puthje sepse nuk i dihet kur do jetë hera e fundit që do i bëni këto.

3. Kujtimet jetojnë përgjithmonë

Nuk ka rëndësi se ku ndodhesh apo çfarë je duke bërë me fëmijët e tu, por mos harro të shkrepësh një fotografi dhe të bësh sa më shumë video, pasi ndonjëherë janë të vetmet gjëra që të mbeten në të ardhmen.

4. Mos abuzo me punën duke “harruar” fëmijën

Koha në punë nuk ka fund, kështu që mos u rrëmbe nga puna duke lënë pas dore fëmijët. Kushtoji një kohë të gjatë fëmijëve, luaj me ta, çoji në park, në kamping, për një shëtitje me biçikletë, mësoji gjithçka që mundesh. Mos prit t’i bësh këto në fund, kur të jetë tepër vonë.

5. Shkruaj në ditar gjithçka bëjnë fëmijët

Shkruaj gjithçka, gjëra të bukura, të shëmtuara, fitoret, dështimet, absolutisht gjithçka. Bashkëshortja ime dhe unë nisëm të mbajmë një ditar pas vdekjes së djalit tonë, Hughie, për të ruajtur kujtimet dhe e bëjmë të njëjtën gjë me vëllanë e tij.

6. Dashuria nuk njeh kufij

Nuk ka rëndësi sa shumë e tregon, pasi do jetë gjithmonë në zemrën tënde.

7. Paraja nuk është e rëndësishme

Mos harxho kohë për të fituar para, sepse në të vërtetë me vlerë është vet koha. Momentet e vogla dhe detajet në fund të fundit janë kujtimet më të mëdha.

8. Mos humb kohë

Të zgjohesh në mëngjes dhe të shohësh fëmijët është diçka që duhet të të bëjë të ndihesh me fat. Mos humbit kohë me gjëra koti, por ha mëngjes bashkë me fëmijët çoji në shkollë, në ndeshjet e sportit, apo të shihni një film bashkë. Koha nuk ndalet, prandaj shijoji fëmijët, pasi do rriten, do shkojnë në universitet, do martohen, pastaj do bëhen me fëmijët e tyre. Kjo është vlera e vërtetë e jetës.

9. Këndoni bashkë

Edhe pse mund të duket si diçka e thjeshtë, shumë kujtime lidhen me muzikën. Janë të shumta kujtimet që të vijnë në mendje kur dëgjon një këngë.

10. Shijoje çdo moment me fëmijën si të ishte i fundit

Nuk ka rëndësi ku ndodhesh apo çfarë bën, jeta është tepër e shkurtër për të mos u shijuar. Qesh, vrapo, bëj shaka, kalo çastet më të bukura me fëmijët e tu. /b.l/noa.al/

Loading...