Transmetuar më 12-09-2017, 14:51

Përfundon tragjikisht çështja e një vajze adoleshente nga Chicago në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e zhdukur pas një feste që kishte kaluar me miqtë.

Kufoma e 19-vjeçares Kenneka Jenkins, u gjet në frigoriferin e një hoteli në Rosemont, në periferi të qytetit të Illinois.

Siç deklaroi nëna e saj, Teresa Martin, policia pretendon se Kenneka mund të jetë mbyllur vetë në frigorifer, në gjendje të dehur, shkruan noa.al.

Kufoma e saj u gjet gjatë së dielës, ndërkohë që ishte deklaruar e zhdukur gjatë mbrëmjes së të premtes.

Autopsia e trupit të vajzës, pritet të zbulojë më shumë mbi shkaqet dhe dinamikën e vdekjes. /a.y/noa.al