Transmetuar më 12-09-2017, 14:47

Ish- banorët e Big Brother Xheni dhe Benardi nisën një ekperiencë të re krejtësish ndryshe nga ajo e para, si konkurrentë në “Dance With Me”.

Çifti bëri një nga performancat më të bukura  për këtë arsye konkurrentët e tjerë i votuan si “më të mirët” duke rrëmbyer kupën e parë të këtij spektakli.

 Megjithatë çifti i të dashuruarve dje kishin dhe një tjetër arsye për të festuar: 22 vjetorin e Xhenit. Pasi ora shënoi 00:00, konkurrentët e DWM, por edhe të Big Brother kishin organizuar një surprizë për bukuroshen Xheni.

Gjithçka po shkonte për mrekulli, por për fat të keq mbrëmja nuk u mbyll dhe aq mirë. Dikush i kishte përplasur makinën çiftit dhe dëmet ishin shumë serioze.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe në ditëlindjen e Benardit, ku disa persona i kishin gërvishtur makinën. “Ditëlindja ime paska qenë më e keqe se e Bernit”,shkruan Xheni në postimin e saj në Instastory.