Transmetuar më 12-09-2017, 14:42
Foto ilustruese

Fostoksina është parë zgjidhja për një person, i cili ka tentuar që t’i japë fund jetës në banesën e tij në Durrës.

Gjatë ditës së djeshme, e hënë, në fshatin Rrushkull, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë 38-vjeçari F.K.

Ai është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë, të cilët e kanë dërguar në spital, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se tentativa e flijimit është kryer në gjendje të rënduar psikologjike nga 38-vjeçari.

Për të zbuluar më shumë lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. /a.y/noa.al