Transmetuar më 12-09-2017, 14:32

Një person ka tentuar vetëvrasjen në ambientet e qelisë ku ndodhej prej disa kohësh, në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.55 gjatë natës së lënë pas, ende pa zbardhur e marta.

Në ambientet e brendshme të burgut, në dhomën e tij, 44-vjeçari F.K., banues ne Zejmen Lezhë, dyshohet të jetë vetëplagosur me një send të mprehtë të prodhuar në mënyrë artizanale.

Ai është u lënduar në pjesë të ndryshme të trupit, nën kushtet e rënduara psikologjike, ndërsa aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë.

44-vjeçari ndodhej në qeli, pasi ndaj tij Gjykata e Lezhës në 14 korrik ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. /a.y/noa.al