Transmetuar më 12-09-2017, 14:30

Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të njohura të ekranit shqiptar e cila prej vitesh moderon programe të ndryshme, ku aktuali është ai i pasdites që mban emrin e saj.

Gjatë ditës së djeshme teksa në studio ka qenë duke biseduar për ditën e parë të shkollës, VIP-at që për herë të parë i çojnë fëmijët e tyre atje dhe rezervat që disa prej tyre mund të mbajnë për postimin e fotove të fëmijëve, Rudina ka ndërhyrë për rastin e saj.

Moderatorja në pjesën më të madhe të fotove të Mias, vajzës së saj, që ndan me fansat, zgjedh të mos i zbulojë fytyrën.

"Unë nuk jam supersticioze, unë mendoj se ka të bëjë me të qenit personazh publik. Unë dua që vajza ime ta zgjedhë vetë nëse do të jetyë e njohur apo jo.

Ajo është njeri i lirë dhe nuk e njeh njeri. Këtë shpresoj t’ia ruaj sado të mundem", tha Rudiana. /b.l/noa.al/