Transmetuar më 12-09-2017, 14:19

U vra nga një e shtënë pushke, teksa në ditën e parë të gjuetisë për stinën e vjeshtës, po i tregonin armët njëri tjetrit.

Kështu, mbrëmjen e së dielës gjeti vdekjen një 71-vjeçar italian në Trentino, në zonën e Vigo Rendena.

Gjithçka ndodhi gjatë një darke mes gjahtarësh, ku paraprakisht dyshohet se arma u shkrep aksidentalisht.

E shtëna u nis nga arma e gjahut e një burri 53-vjeç, banor në të njëjtën zonë me viktimën.

Nga të dhënat paraprake, bazuar dhe në dëshmitë e të pranishmëve, dyshohet se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale. /a.y/noa.al