Transmetuar më 12-09-2017, 13:13

Ambiciet e saj politike nuk i fshehu as me kurorën në kokë. 23-vjeçarja Cara Mund, e sapozgjedhur Miss Amerika, e diplomuar në Brown University, ëndërron që të bëhet guvernatore.

Ajo nuk ka kursyer as kritikat ndaj Presidentit Donald Trump, për të cilin tha se gaboi që tërhoqi SHBA-të nga marrëveshja e Parisit për klimën.

Mund e cila para se të zgjidhej më e bukura e SHBA, rrëmbeu kurorën e Miss Dakota e Veriut, kritikoi Presidentin gjatë një interviste të dhënë gjatë konkursit të së dielës.

“Dalja e Amerikës nga Cop21, është një vendim i gabuar. Ka prova të forta se ndryshimi klimatik ekziston dhe ne duhet të jemi ë atë tryezë”, u shpreh ajo.

Missi kritikoi edhe sektorin shëndetësor lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me riprodhimin, ku tha se vendimet kryesore merren prej meshkujve. /a.y/noa.al