Transmetuar më 12-09-2017, 12:44

Moderatorja Marina Vjollca, spikati qysh në daljet e saj të para televizive për shkak të natyrës së qeshur dhe pozitivitetit që reflektonte.

Por që nga e diela ajo është Marina Selimi, pasi ka marrë mbiemrin e bashkëshortit, reperit Getoar Selimi.

Dasma e tyre bëri shumë bujë në mediat rozë, si një dasmë sa tradicionale edhe luksoze, ku Marina u shfaq si një princeshë e vërtetë.

Por kushërira e saj, këngëtarja Evi Reçi publikon një fotografi të moderatores, ashtu siç nuk ua merr mendja, në festën e organizuar pas darkës në tendën buzë detit në Gjirin e Lalzit.

Marina shihet e veshur me një fustan tjetër të bardhë, por më të lirshëm, ndërsa në dorë mban një shishe birrë.

Pas bërjes së të gjitha “adeteve” në darkën festive, teksa zbardhte e hëna, Marina ka harruar që ishte nuse, duke shijuar një shishe birrë kësaj radhe si e martuar.

Evi ka publikuar dhe një mesazh emocionues për kushërirën e saj në Instagram ku ka publikuar dhe fotografinë, ku shkruan, “Nëse do doja të kisha një motër do e kisha pikturuar me portretin dhe shpirtin tënd. Jam e lumtur që isha pjesë e ditës tënde më të rëndësishme poçi. Kam vetëm një porosi: Ji e lumtur, se e meriton”. /a.y/noa.al