Transmetuar më 12-09-2017, 12:42

Nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka gjatë fjalës së tij në Parlament është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk ka një program qeverisës. Deputeti demokrat thotë se ashtu si në fushatën elektorale të vitit 2013 edhe në fushatën e 2017-ës, Rama nuk prezantoi një platformë qeverisëse para shqiptarëve. Duke iu referuar fjalës së djeshme të kryeministrit Rama në Kuvend, Paloka tha se shqiptarët e dëgjuan të fliste "për allatet e kalit të Skënderbeut, por jo për programin e qeverisë".

“Parashikojnë rritje imagjinare për 4 vitet. Foli për allatet e kalqit të Skënderbeut, por për programin e qeverisë nuk dëgjoi gjë askush. Ne nuk prisnim të merrnim pëtrgjigje prej tij, por program nuk ka. Në fakt e vërteta është kjo, Rama nuk ka patur program qeverisës pasi nuk ka nevojë për të, madje nuk ka nevojë as të qeverisë. Nuk ka nevojë për program që të marrë votat e shqiptarëve, nuk e bëri në 2013, por fitoi, edhe tani nuk e bëri dhe prapë fitoi, madje edhe më thellë”, tha Paloka.

Më tej Paloka tha se kryeministri Edi Rama do të përdorë ministrat e tij për të realizuar planet. Ai shtoi se nuk ka asnjë shpjegim për Gramoz Ruçin, të cilit i është refuzuar hyrja në SHBA për shkak të lidhjeve me krimin.

“Kryetari i sapo zgjedhur i parlamentit akuzohet se për shkak të lidhjeve kriminale i është refuzuar viza në SHBA. Asnjë sqarim për këto akuza, përveç deklaratave të Ramës që është krenar për të.

Ministri i Brendsëhëm është vëllai i një të dënuar për trafik droge. Për këtë ekzistojnë të gjitha dokumentat, por ne nuk duhe ta themi se na akuzojnë për luftë klasash. Këta ministra do të jenë gurët që do të lëvizë Rama për të realizuar  planin e tij të vjetër. Ai është njeriu që më shumë se kushdo  ka qenë më shumë në pushtet, por jo për të mirë të shqiptarëve”, shtoi ai.

Paloka tha gjithashtu se Rama 2 do të vazhdojë të jetë qeveria e krimit dhe drogës. “Ta lëmë qeverinë të punojë edhe për 4 vitet e ardhshme. Se me siguri arritjet do të vazhdojnë. Në fushën e rendit dhe sigurisë asnjë kriminel, asnjë bos nuk do preket se është Rama që nuk gjen dot vrimë për tu future prej tyre. Do vazhdojnë të fuqizohen dhe do marrin dorë në gjithë Shqipërinë.

Bujqësi, qeveria do kujdeset që kanabisi mos kultivohet pa kontroll, se ende janë tunelet të mbushur nga superprodhimi i vitit të zgjedhjeve dhe bosët janë të mërizur se ka vajtur kilja e kanabisit sa ajo e spinaqit”, përfundoi Plaoka. /b.l/noa.al/