Transmetuar më 12-09-2017, 12:10

Një vajzë e re ka rënë pre e përndjekjes nga ish- i fejuari i saj i cili nuk e pranonte dot përfundimin e lidhjes mes tyre.

Françesko Sulejmani, 23 vjeç, banues në Fier, u vu në prangat e policisë së Fierit gjatë ditës së djeshme, nën akuzën e përndjekjes.

Ndaj tij ka bërë kallëzim ish-bashkëjetuesja M.G., 21 vjeçe, e cila ka thënë para uniformave blu se Françesko e ka kërcënuar duke io thënë se nuk do e linte të qetë, nëse nuk bashkoheshin.

Ai i ka kërkuar që të bashkëjetonin përsëri dhe për këtë qëllim e ka përndjekur duke insistuar që të vazhdonin lidhjen.

Por për shkak të kërcënimeve dhe sjelljes së ashpër të tij, e reja e denoncoi duke çuar në arrestimin e tij. /a.y/noa.al