Transmetuar më 12-09-2017, 12:04

Pezullohet nga detyra polici i SHKB-së në Burgje, pasi plagosi me armë zjarri një biznesmen në Tiranë mbremjen e të hënës.

Drejtori i SHKB ka firmosur urdhrin e pezullimit për Kleant Musabelliun 43-vjeçarin i cili ishte punonjës i SHKB-së së Burgjeve. Sakaq, Denion Meidani i ka propozuar ministres së Drejtësisë shkarkimin e tij.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00, para një lokali te “Pazari i Ri”, në Tiranë. Pëllumb Gjoka, nga Shkodra, njihet si ish-pronari i shoqërisë “Rozafa”, aktualisht ka në pronësi një hotel në Tiranë.

Dëshmitarët kanë deklaruar në polici se fillimisht konflikti ka nisur në ambientet e lokalit, por i plagosuri, duke tentuar të qetësojë situatën i ka kërkuar autorit të dyshuar që të dilnin jashtë. Por pak sekonda pasi kanë dalë jashtë, Musabelliu ka qëlluar drejt tij me armën e shërbimit, duke e lënë të plagosur.

Ngjarja

Policia e Tiranës sqaroi mbrëmë rrethanat e ngjarjes së ndodhur te “Pazari i Ri”, duke deklaruar se konflikti mes të plagosurit dhe autorit kishte ndodhur pasi ishin takuar të sqaronin sherrin që djemtë e tyre kishin pasur me njëritjetrin.

“Rreth orës 21:00, në zonën e ‘Pazarit të Ri’, shtetasi Kleant Musabelliu, 43 vjeç, me detyrë specialist i SHKBsë së burgjeve në Drejtorinë e Përgjithshme, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Pëllumb Gjoka, 46 vjeç, i cili është qëlluar në pjesën e këmbës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e deritanishme mësohet se djemtë e shtetasve të sipërpërmendur janë konfliktuar me njëritjetrin dhe shtetasit e më- sipërm ishin takuar në zonën e ‘Pazarit të Ri’ për të biseduar në lidhje me konfliktin e ndodhur midis fëmijëve të tyre”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës. /b.l/noa.al/

Zbardhet motivi i plagosjes te “Pazari i Ri”, kush është biznesmeni që u qëllua

Plagoset me armë zjarri një person në Tiranë, pranga autorit të dyshuar