Transmetuar më 12-09-2017, 11:52

Demokratët bënë sot homazhe me rastin e 19-vjetorit të vdekjes së ish-deputetit demokrat Azem Hajdari.

Në fjalën e rastit pranë memorialit përkujtimor, kryedemokrati Lulzim Basha, tha se përkujtohet tribuni i lëvizjes studentore, zemra e kurajës demokrate Azem Hajdarin, dhe mikun e tij, Besim Çera.

“Vijmë këtu për të celebruar kujtimin, forcën, kurajën dhe mirënjohjen ndaj Azem Hajdarit dhe atë që ai përfaqëson, luftën pa kompromis për liri e demokraci. Në një shoqëri dhe vëllazëri politike që e ka emrin PD, por dhe mirënjohjeje dhe krenarie dhe sensi i kurajës na bashkon e do na bashkojë edhe atëherë kur dielli i demokracisë të ndrijë. Vijmë këtu përulësisht dhe vendosmërisht për të mos e tradhtuar kurrë vlerën e Azem Hajdarit. Vijmë këtu për t’u zotuar që kurrë më nuk do të pranojmë një diktaturë të re të krimit, drogës. Do luftojmë për liri dhe demokraci”, u shpreh Basha.

Nga ana e tij ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se homazhet bëhen për vazhduar idealet për të cilat ai dha jetën e tij.

“Thirrja ime është të na frymëzojë guximi, vizioni, trimëria, e tribunit tonë legjendar për të realizuar sa më shpejt, sa më të vendosur, idealet për të cilat ai ra dhe që sot janë në një vështirësi shumë të madhe”, deklaroi Berisha. /a.y/noa.al

Foto ilustruese