Transmetuar më 12-09-2017, 11:05

Goditet sërish një tentativë për të trafikuar lëndë narkotike, në pikën kufitare të Qafë Thanës, në Pogradec.

Gjatë ditës së djeshme, e martë, u bë arrestimi i Metodi Maraichkov, 40 vjeç si edhe

Ljubica Zucovikj, 40 vjeçe, të dy banues në Maqedoni.

Pasditen e djeshme u paraqitën në dalje të Shqipërisë, si pasagjerë të një mjeti tip autobus me targa GV945BM, i cili kishte si destinacion Maqedoninë.

Gjatë kontrollit që efektivët e policisë kufitare, kanë ushtruar në valixhen personale të shtetasit Metodi Maraichkov, i’u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale katër pako me 1 kilogramë e 150 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Nga ana e policisë hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al