Transmetuar më 12-09-2017, 10:55

Kryeministri Edi Rama kujton sot ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari.

Me rastin e 19-vjetorit të vrasjes së Hajdarit, Rama bën një mesazh të ndjerë, ku shpreh kënaqësi që vajza e të ndjerit Rudina Hajdari, është bërë deputete.

“Kënaqësi që sot në sallën e Kuvendit, karrigia e Azem Hajdarit nuk është më bosh! I uroj të bijës të jetë një zë i denjë i brezit të saj”, shkruan Rama në Facebook.

Ndërkohë me kërkesë të opozitës, seanca parlamentare e ditës së sotme u ndërpre për disa minuta, për të bërë homazhet e rastit për këtë përvjetor.

Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998 para selisë së Partisë Demokratike. /a.y/noa.al